Robert Elsie
Xhemijeti ose Partia Bashkimi, zyrtarisht e njohur si Bashkimi Islamik për Mbrojtjen e Drejtësisë (Islam Muhafaza-yi Hukuk Cemiyeti), është krijuar në konferencën e mbajtur në 18 dhjetor 1919 në Shkup, me arsyen për të mbrojtur interesat e shqiptarëve muslimanë në Kosovë dhe Maqedoni. Si lider i saj, është zgjedhur figura e njohur politike Nexhip Draga, kurse pas vdekjes së tij në 1921 në Vjenë të Austrisë, udhëheqësinë e partisë e mori i vëllai Ferhat Draga, informon foldrejt.com. Në zgjedhjet parlamentare të 1920, Xhemijeti fitoi 3 nga 18 ulëset e Kosovës dhe 2 në Maqedoni. Atëkohë ishte forca e tretë në Jugosllavi, duke bërë aleancë me radikalët serbë dhe me një parti që mendonte demokratikisht. Partia Bashkimi (Xhemijeti) mbështeste interesat e çifligarëve konservatorë, kërkonte autonomi në çështje fetare, ruajtjen e ligjeve sheriatike në kontestet civile dhe vakëfefe, si dhe përdorimin e lirë dhe zyrtar të gjuhëve jo-serbe në shkolla.
Në 1923, Partia Bashkimi (Xhemijeti) fitoi 14 ulëse në Jugosllavi. Por pas kërcënimit në 1925 se do prishte koalicionin me partinë radikale serbe të udhëhequr nga Nikola Pashiq, për shkak të mos mbajtjes së premtimeve rreth shqiptarëve, atëherë arrestohet dhe burgoset Ferhat Draga. Ai dënohet me 20 vjet heqje lirie, por më pas lirohet dhe dërgohet në Beograd për t’u marrë vesh me Pashiqin. Gjithsesi asgjë nuk shkon si ishte menduar dhe në zgjedhjet e radhës në 1927, Ferhat Draga arrestohet edhe njëherë e dënohet me njëzet vjet heqje lirie. Përsëri lirohet.
Në vitet 30-ta të shekullit të kaluar ai ishte pjesë e Komunitetit Musliman në Serbinë Jugore, që kundërshtonte dëbimin e shqiptarëve muslimanë drejt Turqisë.
Në 1941 ai mbrojti okupimin italian, ku me ardhjen e gjermanëve, ai njihet si shumë italianofil. I plagosur në 1944, ai do vdiste afër Gjakovës.
Më tutje, në lidhje me Ferhat Dragën, albanologu i njohur Elsie, do shkruante se ai mbështeste alfabetin latin për gjuhën shqipe, ishte aktiv për çështjen shqiptare dhe se me “bashkëpunimin e forcave austro-hungareze, ai arriti të çlirojë pjesë të mëdha të Kosovës në 1915” kurse me dhjetëmijë rekrutët e tij luftonte në frontin lindor.
Vëretje: Artikulli i mësipërm është shkruar me ndihmën e librit “Fjalori Historik i Kosovës” nga Robert Elsie./Foldrejt.com