Në tremujorin e parë të 2019 janë dëbuar 5613 azilkërkues të refuzuar nga Gjermania, shkruan Funke Mediengruppe – të dielën duke cituar ministrinë e brendshme gjermane.
Shumica e të dëbuarve janë nga Italia, Shqipëria dhe Gjeorgjia. Drejt vendeve të Magrebit ka pasur rreth 400 dëbime, përcjell foldret.com. Por në rastin e Italisë, kjo vlen për azilkërkues afrikanë që dërgohen nga Gjermania drejt Italisë, për shkak të Marrëveshjes së Dablinit. Autoritetet gjermane kanë akuzuar edhe shtetin italian, i cili nuk respekton Marrëveshjen e Dablinit për azilkërkuesit.
Nëse e krahasojmë me të njëjtin interval në 2018, ka pasur më pak dëbime. Në tremujorin e parë 2018 kishte 6235 sosh, kurse gjatë gjithë vitit rreth 24 mijë./Foldrejt.com