Sot janë rikthyer sërish reshjet e dëborës në Shqipëri dhe për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shqiptar i tërheq vëmendjen shoferëve, sidomos atyre që u duhet të bëjnë rrugë të largëta.
Autoriteti Rrugor Shqiptar këshillon drejtuesit e mjeteve që të tregohen të kujdesshëm, ndërkohë që njofton se të gjithë kontraktorët për mirëmbajtjen e rrugëve janë në gatishmëri.
Në disa akse rrugore, nevojitet edhe përdorimi i zinxhirëve. Kështu, reshje dëbore janë regjistruar në Qarkun e Korçës, në akset Boboshticë-Dardhë, Voskop-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit.
Ndërsa në zonën e Shkodrës qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët: Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km; Kryqëzim Domaj-Draj Reç; dhe Trebisht-Doganë.