Teksa greva në arsim po hyn në javën e pestë, shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ka gjetur zgjidhje duke e zëvendësuar grevën me protestë para shkolle.
Si rrjedhojë, kjo shkollë ka njoftuar se procesi mësimor do të fillojë sot. Në njoftimin e kësaj shkolle thuhet se do të protestojnë çdo ditë nga ora 12:15-12:45 deri në realizimin e kërkesave të parashtruara nga SBASHKU-u, transmeton Fol Drejt.
“Njoftohen nxënësit dhe prindërit që pas një analize dhe diskutimi të mbajtur të premten me mësimdhënësit e shkollës sonë me 23.9.2022 u vendos që mësimi të fillojë të hënën me 26.09.2022! Ne, njëzëri u dakorduam që grevën ta përkrahim me protestë në rrugë para hyrjes së shkollës nga mësimdhënësit e të dy ndërrimeve, duke filluar në 12:15 deri në 12:45 çdo ditë pune deri në realizimin e kërkesave tona të parashtruara nga SBASHK-u! Organet e policisë në Deçan janë të njoftuar me protestën dhe kohën e mbajtjes. Me respekt drejtori i shkollës!”