Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kanë treguar se në Deçan është gjetur i vdekur një person me inicialet B.Q (1962).
Viktima siç thuhet në komunikatë kishte një kohë që nuk ishte vërejtur, gjë që kishte nxitur policinë për ta kërkuar.
Sot në mesditë ndërkohë Policia e kanë hapur me forcë derën e banesës ku edhe ishte gjetur i vdekur viktima.
Njoftimi i plotë:
Viktima B. Q. lindur me 24.10. 1962 Serb/Kosovarë, më vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë. Policia me tu informuar për rastin ka marr veprime të nevojshme me qëllim të vend ndodhjes.
Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20 Policia se bashku më njësitin e Zjarrfikësve më urdhër të Prokurorit shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestarë.
Me urdhër të Prokurorit Shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjor