Në fshatin Pozhar të komunës së Deçanit ditën e djeshme në orën 09:41 një qytetar nga komuna e Deçanit ka raportuar në polici se në pronën e tij e ka gjetur një mjet shpërthyes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se për deri sa ishte duke punuar në një livadh, kishte hasur në një mjet shpërthyes të tipit M-4. Njësia për deminim e KFOR-it ka bërë asgjësimin në vendin e ngjarjes. Nur raportohet për ndonjë incident”, thuhet nga policia, raporton FolDrejt.