Një rast i gjetjes së mjetit të pashpërthyer është raportuar të ketë ndodhur në Rastavicë të Deçanit.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se një mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte duke punuar në oborrin e shtëpisë së tij, ka hasur në një mjet të pashpërthyer eksplodues.
Njësitë relevante policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes ndërsa njësitë për deminim të KFOR-it, në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurtë kanë bërë eksplodimin e mjetit të dyshuar./FolDrejt/