Arsenali ka zyrtarizuar nënshkrimin e Rice këtë të shtunë, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Fol Drejt.
Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, e ka parë tashmë të përmbushur objektivin e tij të madh në këtë merkato verore: ndërkombëtari anglez Declan Rice, deri tani kapiteni i West Ham, është një lojtar i ri ‘topçi’.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Arsenali.
West Ham, deri tani klubi i mesfushorit ndërkombëtar dhe një nga shtyllat e Anglisë, do të marrë 116.6 milionë euro fikse dhe mund të marrë 5.8 milionë të tjera në variabla për Rice./FolDrejt/