“Defender Europe 2021” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë.
Të pranishëm janë edhe presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Kjo është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.
Me mijëra trupa nga SHBA, dhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë.
Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.