Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr 17 në qytetin e Korçës, ku konflikti dëgjeneroi në dhunë.
Sipas policisë, i plagosur me sende të forta mbeti shtetasi me iniciale E.Sh, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Korçës jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Raporton Panorama.com.al percjell Foldrejt.com