Pak para fjalimit të Presidentit Volodymyr Zelensky në samitin e G7, një numër alarmesh për sulm ajror u aktivizuan në Ukrainë.
Kievi është kthyer nën alarmin e sulmeve ajrore së bashku me disa pjesë veriore dhe perëndimore të vendit.
Sirenat e alarmit vijnë pas një numri sulmesh në një bllok apartamentesh ditën e diel në kryeqytet, ku një person u vra dhe gjashtë u plagosën.
Ndërkohë, ditën e sotme Presidenti Zelensky pritet t’u drejtohet liderëve të G7, ku pritet të përsërisë thirrjen për më shumë armë të rënda. /abcnews.al