Kryeprokurori i republikës së Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski deklaroi sot se prokuroria ka marrë në pyetje 8 persona dhe se ditët në vijim do të merren në pyetje edhe shumë të tjerë.
Megjithatë nën arsyetimin që të mos dëmtohet procesi i hetimit, nuk dha detaje më të thella.
“Organeve kompetente do tu japim 8 procesverbale nga personat e marrë në pyetje të cilët do të mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit. Hetimet vazhdojnë dhe ne në ditët në vijim do të marrim në pyetje edhe shumë persona të tjerë dhe procesverbalet do tua dërgojmë kolegëve bullgar”, tha ai.