Shpërthimi, sipas dëshmitarëve, ka ndodhur pas mesnate në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, shkruan Fol Drejt.
“Sot me datën 03.07.2023 rreth orës 00:52, është pranuar një informatë se në rrugën Kolashini te tre rrokaqiejt është ndëgjuar një detonim/shpërthim. Njësitet policore kanë dalur dhe kanë patrulluar në atë lokacion, njëkohësisht kanë biseduar me disa qytetar, por nuk është lokalizuar ndonjë vend se ku ka ndodhur detonimi/shpërthimi”, ka thënë Veton Elshani nga Policia e Kosovës, për Telegrafin.
Besohet se bëhet fjalë për një shok-bombë dhe se, deri më tani, nuk është raportuar për dëme materiale./FolDrejt/