Fol Drejt
E diel, 11 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Dekadat e oligarkisë në Maqedoninë e Veriut

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lindja dhe ngritja e “oligarkisë së tranzicionit”

Shkruan: Sefer TAHIRI, Shkup

Gjatë tre dekadave, në Maqedoninë e Veriut kemi pasur elita politike, të cilat kanë pasur në rend të parë interesat personale, grupore (klanore) dhe partiake, para interesave publike dhe shoqërore. Këto elita, duke filluar nga qeveria e parë e LSDM-së dhe PPD-së deri tek kjo e fundit e LSDM-së dhe BDI-së, me nuanca në periudha të caktuara të historisë politike, janë pasuruar dhe kanë bërë lidhshmëri të politikës dhe qeverive me biznesin përkatësisht me oligarkinë maqedonase.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Themi maqedonase, sepse pjesë e saj nuk është asnjë biznesmen shqiptar dhe nuk ekziston oligarki shqiptare në kuptimin etnik të fjalës. Gjithë këto tridhjetë vite në vend, është ngritur “oligarkia e tranzicionit”, e përbërë nga 10 biznesmenë të fuqishëm, që kryesisht janë ish- drejtorë të ndërmarrjeve me kapital shtetëror, të cilët e privatizuan kapitalin shoqëror dhe sot janë pronarë të kompanive të fuqishme në fushën e ndërtimit, metalurgjisë, teknologjisë informatike, farmacisë, sistemit bankar, prodhimit të pijeve dhe fusha tjera të biznesit.

Këtë oligarki e formoi dhe e ngriti me kontribut personal dhe politik ish kryeministri Branko Cërvenkovski në vitet 1992 – 1998, ndërsa edhe pse paralajmëroi atë asgjë nuk e gjeti nga qeveria e ish kryeministrit Lubço Georgievski në vitet 1998 – 2002. Oligarkia ka pasur ndikim të madh ndaj qeverive në dhjetëvjetorin e parë të ekzistimit të Maqedonisë së pavarur dhe sovrane, për shkak të injektimit financiar të fushatave parazgjedhore të partive në pushtet dhe derdhjes së parave për qëndrimin e tyre në majën e piramidës së sistemit partiak, pavarësisht nëse në qeverisje ishte LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja.

Oligarkia do të ketë pak frikë dhe panik nga qeverisja e Cërvenkovskit, i cili paralajmëronte se me ardhjen në pushtet do të pastrojë hesapet me oligarkinë, por në fakt do të mbeten në nivelin e deklarimeve apo paralajmërimeve, herë publike e herë gjysmë – publike, siç mbeti i parealizuar kurrë premtimi se do ta luftojë korrupsionin, që e quante figurativisht oktopod. Kjo, për faktin, se oligarkia jo që pësoi gjë e nuk i mungoi “therë në këmbë”, por ajo madje arriti në vitin 2004, ta imponojë kryeministrin, edhe pse vetëm për pak muaj. Hari Kostov, drejtor i Bankës Komerciale u bë kryeministër i vendit, ndërsa u propozua dhe u mbështet nga “lobi vllah”, i cili njihet për fuqinë e tij të madhe ekonomike.

Gruevski rilindi dhe forcoi oligarkinë 

Ardhja në skenën politike e ish- kryeministrit Nikolla Gruevski, mendohej se do të shkaktojë kokëçarje për oligarkinë, pasi ai premtonte rritje ekonomike dhe fokusim në reformimin e sistemit ekonomik, por që gjatë viteve të qeverisjes së tij do të ketë shumë pak rezultate në këtë drejtim. Në vend se ta luftojë oligarkinë, Gruevski e rilindi atë. Ashtu siç e kishte moton “Rilindje në 100 hapa”, partia e tij e rilindi në nivele shumë të fuqishme oligarkinë, me një pjesë të madhe, të së cilës shteti përkatësisht qeveria kishin partneritet të fuqishëm, sidomos në realizimin e projektit monoetnik dhe monoreligjioz “Shkupi 2014”.

Pas vitit 2017, vetë kryeministri Zoran Zaev vjen në pushtet me mbështetjen e fuqishme të lobit të biznesit të madh, ndërsa do t’i vazhdojë lidhjet e pandërprera mes politikës dhe qeverisjes me biznesin, duke mos ua turbulluar aspak ujin oligarkëve. Ata që pasuroheshin me para të fituara nga projektet shtetërore, vazhdojnë të stërpasurohen nga “djersa e popullit”, sepse realizimi i projekteve kapitale sjell përfitime të mëdha marramendëse.

Afër dhe larg Evropës dhe vlerave të saj

Duke pasur këtë oligarki, të instaluar në sistemin ekonomik dhe e cila ka ndikim të jashtëzakonshëm ndaj sistemit politik dhe qeverisjes, Evropa dhe vlerat evropiane do të vazhdojnë të jenë të largëta. Shteti dhe qeveria, duke favorizuar vazhdimisht vetëm disa kompani në tregun vendor, e ngulfat ekonominë e lirë të tregut dhe praktikisht përmes ndërhyrjes shtetërore në këtë sektor shkakton konkurrencë joluajale. Kjo do të thotë se edhe disa veprime të dyshimta, që lidhen me oligarkët janë parë me një sy ose janë “amnistuar” nga politika, e cila në këmbim ka fituar shumë para, që i ka përdorur për zgjedhje. Të mbrosh oligarkinë nuk është aspak evropiane dhe është në kundërshtim me shtetin e së drejtës dhe barazisë sociale, pra nuk është as humane. Të mbrosh me instrumente institucionale oligarkët do të thotë të bësh pakt me njerëz që në biznes hynë duke “privatizuar” kapitalin shoqëror përkatësisht të popullit, ndërsa vazhduan të bëjnë përfitime ë majme, duke u financuar nga buxheti i shtetit. Madje, oligarkët as që duan që vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, sepse nëse bëhemi pjesë e kësaj organizate duhet të plotësojnë standarde, ndërsa deri sa jemi “as në qiell, as në tokë”, pra pak afër dhe më shumë larg BE-së, biznesi funksionon sipas rregullave dhe standardeve tipike ballkanike, që shpeshherë janë unikale, pra me specifikat e biznesbërjes në vend!

Duke qenë se Bashkimi Evropian është më shumë larg, se sa afër, ndërsa shteti juridik funksionon në minimum apo në “këmbë që qelqta”, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është më shumë deklarative se sa objektive, si do të mbijetojë Maqedonia e Veriut dhe sistemi i saj? Gjithsesi se me shumë vështirësi, me shumë kriza, sidomos në planin ekonomik, ndërsa Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndjek procesin e reformimit. Do të vazhdojë status quoja apo shtet – ndërtimi në stilin “tërhiqe e mos e këput”, ndërsa qytetarët gjithnjë e më pak do të presin integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe do të integrohen vetë ose me familjet e tyre në Evropën e civilizuar.

Ata pak njerëz, që do të mbesin këtu do të vazhdojnë të bashkëjetojnë me paradokset e mëdha, siç është ai i shpenzimit të miliona eurove për fushatat e shtrenjta të partive politike, zgjedhje si zakonisht, pa qenë të parakohshme ose të jashtëzakonshme, mbahen shpesh, shpenzime joproduktive do të vazhdojë të ketë, siç edhe do të ketë rritje të varfërisë, e cila për shkak të krizës së paralajmëruar energjetike në fund të vitit 2021 do të vazhdojë të bëhet edhe më ekstreme.

Vetëm oligarkët do të jetojnë mirë, do vazhdojnë rishtas të fitojnë shumë para, sa nga biznesi i tyre, e më shumë nga shteti! Që i bie se vetëm oligokracia është e përjetshme në Maqedoninë e Veriut!/Shenja/

 

Tags: Maqedonia e VeriutOligarkia
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Kosovë/ Aktualisht 21 raste aktive me coronavirus

Lajmi tjetër

A besojnë fëmijët në gjithçka që iu thuhet?

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM