Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit të vendit Albin Kurti që tha “se me zgjedhjet e reja, opozita zhduket”.
Në profilin e saj zyrtar në Facebook ajo ka shkruar se lidhur me zhdukjen e opozitës, sipas saj Kryeministri Kurti e mori në zgjedhjet lokale të vitit 2021, përcjell Fol Drejt
“Po Kryeministër,
Ju mendoni se e zhdukni opozitën ( më mirë me thanë dëshironi ), sikurse që mendoni se keni fuqi me zhdukë gjithçka dhe secilin që nuk pajtohet me ju.
Njejtë dëshironi dhe synoni edhe për mediat, shoqërinë civile, biznest, prokurorinë.
Përgjigjen e parë e keni marrë në zgjedhjet lokale me 2021.
Përgjigjen e dytë do ta merrni kur të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shpejtë”, u shpreh Çitaku./FolDrejt/