Pentagoni tha më herët se Shtetet e Bashkuara do t’i siguronin Ukrainës katër sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë.
Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, vlerësoi sot se deklarata e zyrtarit të Pentagonit, Colin Kala, për mundësinë e rritjes së dërgesave të raketave me shumë fuçi “Himars” në Kiev mund të shihet si synimi i Uashingtonit për të ecur në drejtim të përshkallëzimit të mëtejshëm të situata, transmeton Fol Drejt.
Antonov tha se deklarata të tilla të Kala janë jashtëzakonisht shqetësuese./FolDrejt/