Aleksandër Vuciq ka kryer një intervistë me median italiane Ansa, ku ka pranuar përherë të parë se mund të njoh zyrtarisht Kosovën, por me kushte.
“Ne nuk mund ta njohim Kosovën, pa me marrë nga pala tjetër diçka në këmbim,” tha ai, përcjell foldrejt.com. Ai është i sigurtë se me ndihmën e miqve europiane dhe me mbështete të Rusisë, SHBA, Kinës dhe vendeve tjera mund të gjendet një “zgjidhje”.
Ky lajm ka bërë jehonë të madhe jo vetëm te mediat shqiptare, por edhe te ato gjermanofone si 20min.ch.
Serbia duhet të zgjidhë problemin me Kosovën, përpara se të anëtarësohet në BE, shkruan 20min.ch.