Besnik Bislimi ka reaguar pas një deklarate të Aleksandër Vuçiqit. Presidenti i Serbisë e ka nxitur Zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin, që t’iu kundërpërgjigjet pretendimeve të Vuçiqit, duke i cilësuar ato si “propagandë e pastër”, shkruan Fol Drejt.
Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste dhënë për CNN ka thënë se Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet nga prilli i vitit 2013 e deri më sot.
Këtë deklaratë Bislimi e ka quajtur propagandë të pastër:
“Gjatë kësaj jave, në CNN, Vuçiq tha se Serbia ka zbatuar të gjithë marrëveshjet nga prilli 2013 e deri më sot. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me realitetin. Është shtrembërim i fakteve dhe propagandë e pastër. Më poshtë një listë e vetëm disa prej shkeljeve të rënda të kryera nga Serbia”, ka shkruar zëvendëskryeministri në llogarinë e tij në Twitter.
Në pikat e paraqitura, Bislimi ka përmendur shkeljen që Serbia ia ka bërë marrëveshjes lidhur me deklarimet dhe thirrjet kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe votën kundër në Këshillin e Evropës./FolDrejt/