Seanca për dialogun Kosovë – Serbi pritet të vazhdojë sonte nga ora 22:00, por ky vendim nuk i ka pëlqyer Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, shkruan Fol Drejt.
Deputeti Tahiri në një moment tha se kjo çështje është shndërruar në hajgare:
“Normal që edhe ne e mbështesim seancën për në orën 10, por kjo është një hajgare e madhe se çka është ka ndodhë me këtë debat, nuk e meritojnë qytetarët e Kosovë me u sill kështu, nuk meriton një kryeministër me na lanë edhe me ardhë në 10, se në ora 10 nuk e shikon askush, të gjithë e shikojnë Big-Brotherin. Kjo është hajgare”, tha ai.
Por më vonë ai me shefat e tjerë të grupeve parlamentare ranë dakord që debati të vijojë në ora 22:00./FolDrejt/