Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklarimeve të Lidhjes Demokratike të Kosovës se buxheti i shtetit është shpenzuar vetëm 9 për qind.
Anëtari i kryesisë së LDK-së Xhafer Tahiri, tha në një konferencë për media se mosshpenzimi i buxhetit po bëhet për shkak të mosrealizimit të projekteve kapitale.
E ndërkaq Murati, në reagimin e tij thotë se në periudhën janar-qershor janë realizuar pagesa në vlerë prej 1 miliard e 38 milionë euro.
Ai i ka specifikuar edhe sektorët se ku kanë shkuar këto para.