Sot, punonjësit e sistemit të arsimit në Kosovë kanë hyrë në një grevë njëorëshe. Shkakui i mosplotësimit të kërkesave të mësimdhënësve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBAShK), ka paralajmëruar përshkallëzim të situatës, transmeton Fol Drejt.
Vetë Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj gjatë vizitës në shkollën “Asim Vokshi”, paralajmëroi se më 20 maj do të ketë protestë.
“Urojmë që greva e sotme të tingëllojë në veshët e qeverisë. Jemi të përgatitur për protestën më 20 maj”, tha Jasharaj me këtë rast.
Deklaratat e Qeverisë se po u dhimbsen nxënësit janë false, sipas tij:
“Deklaratat e Qeverisë që po na dhimbsen nxënësit janë fallco, janë vetëm sa për të krijuar nervozë të prindërit. Nëse i dhimbem nxënësit dhe mësimit le të ulen me sindikatat dhe të gjejnë zgjidhje, e jo të dalë në televizion e të thonë që me grevë po humb mësimi sepse ne e dimë që humb mësimi”,vijoi Jasharaj.
Ai ishte i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të Këshillit Grevist./FolDrejt/