Pas takimit me opozitën, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar duke thënë se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se sa mospajtues.
Kurti tutje ka treguar se me opozitën ka biseduar për procesin e bisedimeve që po zhvillohet në Bruksel, për dialogun që sipas tij do të jetë gjithmonë parimor, për idetë me të cilat po testohen të dy palët dhe përpjekjen e faktorit ndërkombëtar deri te marrëveshja finale, transmeton Fol Drejt.
“Krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur se mospajtues. Kemi biseduar për procesin e bisedimeve që po zhvillohet në Bruksel, për dialogun që do të jetë gjithmonë parimor, për idetë me të cilën testohen palët, në të njëjtën kohë dhe përpjekjen e faktorit ndërkombëtar që të arrijnë deri te marrëveshje finale, që duhet të jetë me normalizim të plotë dhe me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur kryeministri Kurti./FolDrejt/