Forca e Përkohshme Paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara (UNIFIL), e cila operon në kufirin Liban-Izrael tha se dy vendet nuk duan luftë në lidhje me tensionet mes Izraelit dhe Libanit.
UNIFIL ka lëshuar një deklaratë me shkrim pas tensioneve në kufirin Liban-Izrael, njëkohësisht me sulmet ajrore të Izraelit kundër Gazës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Si rezultat i takimit të komandantit të UNIFIL, Aroldo Lazaro, qëndrimet e të cilit u përfshinë në deklaratë, me zyrtarët e të dy vendeve ai tha se “Izraeli dhe Libani thanë se nuk duan luftë”.
Gjithashtu thuhet se “Veprimet në 24 orët e fundit janë të rrezikshme dhe paraqesin rrezik serioz tensioni. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ndërpresin të gjitha veprimet e tyre përgjatë vijës blu”.
– Ç’farë ka ndodhur ?
Ndërhyrja e policisë izraelite kundër muslimanëve në Mesxhid al-Aksa duke përdorur forcë joproporcionale dhe plumba gome për dy ditë me radhë përshkallëzoi tensionet në Kudsin Lindor të pushtuar.
Ministria e Punëve të Jashtme izraelite njoftoi se gjatë sulmit u lëshuan 34 raketa. Ushtria izraelite njoftoi se tre predha mortajash u hodhën nga Libani në veri të Izraelit në mbrëmje.
Shërbimi i urgjencës “Ylli i Kuq i Davidit” njoftoi se një izraelit i cili u godit nga predha gjatë sulmeve u plagos lehtë dhe një person tjetër u plagos ndërsa po ikte për në strehë.
Ushtria izraelite pretendon se raketat u lëshuan nga elementë të Hamasit të vendosur në Liban dhe fajësuan Hamasin për sulmin./FolDrejt/