Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se situata është në prag të konfliktit dhe se do të takohet me serbët e veriut.
Ai këtë deklaratë e bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell Fol Drejt.
“Ne kemi marrë informacionet e fundit të inteligjencës pak më parë dhe situata është shumë e vështirë, fjalë për fjalë në prag konflikti. Dhe unë e di që përfaqësuesit e serbëve do të më thonë se janë të ngopur me gjithçka dhe se nuk do të vuajnë më dhe që të gjithë të vdesin, por jeta e secilit prej tyre dhe e çdo njeriu është më e rëndësishme për ne se çdo gjë tjetër dhe se ata duhet ta kuptojnë kërkesën tonë. Prandaj do të qëndroj deri vonë sonte”, tha Vuçiq, raporton media serbe Tanjug./FolDrejt/