Skuadra e Xavit dhuruan një ndeshje spektakolare.
Pas fitores ndaj Athletic Bilbaos 4 me 0, trajneri katalunas Xavi Hernandez u shpreh tejet i lumtur me lojën e shfaqur nga futbollistët e skuadrës që ai udhëheq.
“E bëmë një lojë të madhe. Ndjenja në mes nesh po rritet, jemi duke punuar shumë mirë në stërvitje, por duhet të qëndrojmë bujarë. Special është edhe raporti që po krijohet me tifozët”, deklaroi ai pas lojës.
Fjalë të mira kishte edhe për futbollistin e ri, Pedri:
“Është gjithmonë ndjenjë e mirë kur e sheh duke luajtur. Ma kujton Andres Iniestan. Bën që të duken të gjitha gjërat të lehta dhe e kupton mjaft mirë lojën. Kam parë shumë pak talente si i atij”, tha Xavi.
Ndërsa për Dembelen dhe planeve të tij u shpreh skeptik duke thënë se është çështje e futbollistit dhe skuadrës:
“Nuk më takon mua ta them këtë. Është një çështje në mes të tij dhe klubit. Është një profesionist dhe gjithmonë e kam mbrojtur. Sot e pamë Dembelen që kemi dashur gjithmonë ta shihnim”, përfundoi Xavi./FolDrejt/