Një video e publikuar në mediat sociale duket se tregon politikanin rus të opozitës Yevgeny Roizman, i cili është arrestuar shtëpinë e tij në atë që është masa e fundit e dukshme e Kremlinit për të ndëshkuar kritikët e luftës në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja.
Në video shihet Roizman, i cili u thotë gazetarëve se po hetohej sipas një ligji kundër diskreditimit të forcave të armatosura. Ai tha se po arrestohej “në thelb për një frazë që kishte përdorur: ‘pushtimi i Ukrainës’”.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi shërbimet e sigurisë së Yekaterinburgut që konfirmuan arsyen e arrestimit, duke thënë se Roizman po hetohej për “diskreditim të ushtrisë ruse”.
Politikani rus mund të dënohet deri në 5 vite burg./abcnews.al/