Katër persona kanë përfunduar në pranga të policisë meqë të njëjtit kanë deklaruar rrejshëm dhe kanë tentuar ta pajisin me letërnjoftim të Republikës së Kosovës njërin nga të dyshuarit.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë, rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, më tej thuhet se me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/