Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për naftën është 1.68 euro për litër, për benzinën është: 1.35 euro për litër dhe çmimi maksimal i lejuar për gas është 0.76 euro për litër.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) më 31 gusht ka marrë vendim që të vendosë masa mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.
Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se “MINT-i ka monitoruar tregun e produkteve të naftës dhe çmimet e furnizimit nga importi. Në bazë të raportit të Inspektoratit të Tregut, është evidentuar mospërputhje e çmimeve në Kosovë në krahasim me lëvizjet në tregjet botërore”.
Ky vendim do të jetë në fuqi për 30 ditë./21Media