Një autoportret i panjohur deri tani i Vincent Van Gogh është zbuluar në anën e pasme të një pëlhure në të cilën ishte pikturuar portreti i një “gruaje fshatare”.
Galeria Kombëtare e Skocisë zbuloi autoprtretin e piktorit të famshëm holandez me anë të rrezeve X, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Autoportreti i fshehur ishte i mbuluar me shtresa ngjitësi dhe kartoni në anën e pasme të një vepre të mëparshme të titulluar “Koka e një gruaje fshatare” (1885) përpara ekspozitës “Tendenca ndaj impresionizmit” në Akademinë Mbretërore Skoceze në Edinburg.
Konservatorja e lartë e galerisë Lesley Stevenson tha se ishte e tronditur kur zbuloi figurën e artistit holandez.
“Kur pamë për herë të parë rrezet X, sigurisht që ishim shumë të emocionuar. Ky është një zbulim shumë i rëndësishëm, sepse i kontribuon asaj që ne tashmë dimë për jetën e Van Gogh”, tha Stevenson, sipas BBC.
Van Gogh ishte i njohur për ripërdorimin e pëlhurës që i kthente dhe i pikturonte në anën tjetër për të kursyer para.
Portreti tregon një figurë me mjekër në një kapele. Në pëlhurë shihet qartazi veshi i tij i majtë, të cilin e preu në 1888.
Vincent van Gogh, piktori, grafiku dhe vizatuesi holandez konsiderohet si një nga figurat më të famshme dhe me ndikim në historinë e artit të qytetërimit perëndimor.
Punimet e tij sot vlejnë më shumë se 10 milionë dollarë ndërsa gjatë jetës së tij ai shiti vetëm një pikturë. Van Gogh fitoi famë pas vdekjes në vitin 1890, në moshën 37-vjeçare./FolDrejt/