Shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s ka nxjerrë në ankand diamantin e zi më të madh në botë. Diamanti i zi 555,55 karat i quajtur “Enigma” pritet të dalë në ankand online në datat 3-9 shkurt.
Diamanti besohet se është formuar kur një asteroid u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vite më parë. “Enigma”, me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi.
Enigma pritet të shitet 3-5 milionë sterlina. Nikita Binani, specialiste e bizhuterive në Sotheby’s, tha se Enigma u rendit si diamanti më i madh i zi me ngjyrë natyrale në botë nga Instituti i Gurëve të Çmuar i Amerikës (GIA) dhe hyri në Librin e Rekordeve Guinness si “diamanti më i madh në botë” në vitin 2006.
Duke theksuar se Enigma është një nga diamantet më të fortë që ekzistojnë, Binani deklaroi se në ankand mund të përdoren edhe kriptovalutat.