Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në autostradën “Arbën Xhaferi”, njofton policia. Tutje në raport thuhet se viktima ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, si pasojë nga lëndimet e marra është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte një femër kosovare, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, vozitësja gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njofton policia, përcjell FolDrejt.