Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se zyrtarët e minoritetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, e po ashtu edhe pjesëmarrja e tyre në institucione.
Duke folur për Zërin e Amerikës, Delawie është shprehur se është në interes të qytetarëve të nacionalitetit serb që përfaqësuesit e tyre të kthehen në institucionet e Kosovës.
”Zyrtarët e minoritetit serb kontrollohen nga Qeveria e Serbisë, si dhe pjesëmarrja e tyre në institucionet e Kosovës – për të kundërshtuar qeverinë e Kosovës”, është shprehur Delawie./FolDrejt/