Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme do të presë në takim delegacione nga Finlanda dhe Irlanda.
Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 8:45, transmeton Fol Drejt
“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftimin e tyre./FolDrejt/