Delegacioni i BE-së dënon ashpër incidentin që ka ndodhur dje në burgun në Shuto Orizarë dhe kërkon të kryhet hetim, ndërsa përgjegjësit për të t’i bartin pasojat.
“Delegacioni i BE-së ashpër e dënon cilëndo formë të dhunës dhe shpreh shqetësim për incidentin që ka ndodhur në burgun në Shutkë. Presim hetim për këtë incident si dhe të bartin përgjegjësi për pasojat”, thuhet në deklaratën me shkrim të Delegacionit të BE-së lidhur me incidentin në burgun e Shutkës.
Sa u përket procedurave gjyqësore lidhur me incidentin e 27 prillit, nga Delegacioni thonë se nuk do ta komentojnë.
“Në përgjithësi, presim që institucionet gjyqësore ta ushtojnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të pavarur”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në vend.