Me rastin e ditëlindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Ukshin Hoti, një delegacion nga Lëvizja Vetëvendosje ka vizituar shtëpinë muze të Ukshin Hotit.
Sipas një njoftimi, kjo vizitë në shtëpinë e Ukshin Hotit u bë për të kujtuar veprën dhe sakrificën e tij për liri, barazi dhe pavarësi të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Profesor Hoti ishte shembulli i intelektualit. Ai nuk kurseu asgjë nga vetja për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme. Atë me dijen dhe thjeshtësinë e tij e shihnim në protesta, tubime dhe bashkëbisedime me qytetarë ku diskutoheshin shkrime e bindje politike që nuk guxonte t’i botonte asnjë gazetë. Për këtë vuajti shumë vite burg deri në zhdukjen e tij me 16 maj 1999”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se veprimtari Ukshin Hoti u zhduk më 16 maj të vitit 1999 ku më 1994 u dënua me 5 vjet burg, ku pas lirimit nga burgu i Dubravës ai u mor peng dhe më nuk dihet për fatin e tij./FolDrejt/