Turma të deleve u mblodhën për një paradë të kafshëve të fermës poshtë “Champs Élysées” në Paris në një ngjarje të veçantë për mbylljen e Panairit Ndërkombëtar Bujqësor.
2022 dele, lopë, kuaj dhe qen parakaluan në rrugën e famshme për të promovuar punën e tyre dhe rajonin e tyre.
Organizatori, Jacques Pédehontaà tha se parada ishte e rëndësishme për të nxjerrë në identitetin e tyre.
Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë organizohet në Champs-Élysées, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv.
“Ishte shumë e vështirë, por arritëm t’i frenonim,” tha një bari pjesëmarrës nga Lourdes.