Sipas rrëfimeve të shumë shokëve të Muhammedit alejhi selam, ai qe më i sjellshmi ndër njerëzit, njeriu që sillej me më shumë delikatesë. Ai qe gjithëmonë i buzëqeshur, fytyra e tij gjithmonë ishte e ndritur dhe shkëlqente. I Derguari alejhi selam, kishte një zemër tepër të ndjeshme dhe të mbuluar me mëshirë të gjërë, të thellë, për gjithçka, për gjithsecilin, në çdo situatë, asnjëherë hidhërimi nuk ka tejkaluar mëshirën e tij, shkruan Myftinia Dibër.
Një ditë ai pa një njeri që pështiu në tokë. Fytyra iu skuq menjëherë dhe mbeti si i ngrirë. Shokët që e shoqëronin të Derguarin alejhi selam, kur panë fytyrën e tij të ndritshme se si u skuq nga ky veprim i njërit nga shoqëruesit e tij, nxituan dhe e mbuluan pështymën. I Pastërti në bindje, në vetvete, shqetësohej dhe gjurmët e shqetësimit i vërejten në fytyrën e tij, kur nga një pakujdesi sado të duket e vogel, ajo mbjell neveri tek kalimtarët, prandaj nxituan e mbuluan, dhe ne fytyrë të të Derguarit alejhi selam panë shenjën e aprovimit të veprimit dhe buzëqeshjen e ndritshme. Udhëtimi vazhdoi.
I Dërguari alejhi selam, ka thënë se pastërtia e rrobës është shenjë e vlerës së lartë te Allahu, ka porositur të vishen rrobat e bardha, rroba e bardhë është më e pastër, më e bukur, më e dobishme, është ngjyra që flet më shpejtë për pastërtinë, kujdesin ndaj vetvetes dhe ndikimi që duhet lënë tek të tjerët pastërtia. Kjo nuk do të thotë se ngjyrat tjera nuk janë të preferuara , por esenca është kujdesi ndaj pastërtisë. I Dërguari alejhi selam, porosiste që rrobat dhe veshja të janë të rregullta, nuk e pëlqente çrreglimin e veshjes, flokëve,mjekrës, pergjithësisht paraqitjes së jashtme.
Një ditë i Dërguari alejhi selam, deri sa ndodhej në faltore, i pati dalë para një njeri me flokë, mjekër të çrregullt, kjo nuk i pëlqeu të Derguarit të Allahut, i pati bërë shenjë me dorë të rregullohej, e kur njeriu qe kthyer i rregulluar, i patë thënë:” A nuk është më mirë kështu, sesa vërtitja lartë e poshtë me atë dukje të më herëshme?”
1. Predikuesit para besimtarëve.
2. Prindërit para fëmijëve.
3. Pedagogët para nxënësve.
4. Mysafirët, dasmorët, qytetarët e vërtetë, kujdes në paraqitje se e bukura, e rregullta, e pastërta, në vetëvete, ambientet e shtëpisë, qytet, shkollë etj është Iman, bindje, kulturë, vlerë që duhet mbjellur ndër breza, eshtë krenari për popull, atdhedashuri./Foldrejt.com