Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, po merr pjesë në protestën e thirrur nga AGK-ja dhe shoqëritë civile ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ndaj Klan Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Deliu-Kodra gjatë kësaj proteste është shprehur se Kosova duhet të sigurojë një ambient të lirë për media.
“Para së gjithash bashkë me ish-kolegët, para angazhimit tim në politikë, kam qenë gjatë pjesë e gazetarisë, e ndjej situatën të cilën janë sot gazetarët, kam folur për fjalën e lirë që rëndësinë që ka dhe Kosova të sigurojë një ambient të lirë për media, jam këtu për t’u solidarizuar me kolegët e mi dhe për të protestuar në këtë marsh ndaj vendimit të fundit të qeverisë”, ka thënë Deliu-Kodra.