Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë aktuale, duke thënë se po emërojnë zyrtarë që cenojnë karakterin e shtetit të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Me bekimin e Radojçiqit, Qeveria Zdravo po emëron zyrtarë që cenojnë karakterin e shtetit të Kosovës!
- Kush janë të tjerët që ky Kryeministër dhe kjo Qeveri, i ka emëruar nëpër pozicione të ndryshme me urdhrin e Radojçiqit?
- A janë në krye të policisë, drejtësisë, organeve të pavarura, agjencive ligj zbatuese?
- Përse Radojçiqi ka pasur votë për ata njerëz. Mbi çfarë motivesh dhe çfarë interesash?
- Kujt i raportojnë ata njerëz sot? Ligjit apo Radojçiqit dhe qeverisë “Zdravo”?”, ka thënë Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra ka ftuar organet e drejtësisë që të sigurohen se të emëruarit nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, të mos jenë duke kryer ndonjë akt antikombëtar e antishtetëror për interesa të Serbisë në Kosovë.
“Prandaj, ftojmë organet e sigurisë sonë kombëtare, që të sigurohen se përgjegjësit në krye të institucioneve publike, ata që janë emëruar nga Albin Kurti me bekimin e Radojçiqit, të mos jenë duke kryer ndonjë akt antikombëtar e anti shtetëror për interesat kombëtare të Serbisë në Kosovë.
Katandisja e përgjithshme e vendit nga qeveria “Zdravo”, është duke iu kushtuar qytetarëve në çdo drejtim, prandaj ne duam zgjedhje të parakohshme në mënyrë që qytetarët ta ndalin rrugën e turpit, degradimit e shthurjes së çdo gjëje që kjo qeveri ka nisur tash e gati tre vite.”, ka shtuar Deliu-Kodra më tej./FolDrejt/