Dutetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se presidentja Vjosa e ka zgjedhur heshtjen në ditën kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka marrë vendim për shtrenjtimin e energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë mbi 800 kWh.
Ajoi ka bërë thirrje presidentes Osmani që të reagojë dhe të ngre zërin në mbrojtje të qytetarëve.
Postimi i plotë i deputetes Deliu-Kodra:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën kur po u shtrenjtohet energjia elektrike qytetarëve të Kosovës nga Qeveria Kurti dhe vartësit e tij, ka zgjedhur heshtjen.
Presidente, dil e tregoju qytetarëve të Kosovës se ju nuk i përfaqësoni më interesat e tyre dhe nuk e ngrisni zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen atyre.
Presidente, dil e thuaje një arsye pse po heshtë përballë padrejtësive që Qeveria e partnerit tënd qeverisës Albin Kurti po u bënë qytetarëve.
Presidente, përgjigju se tarifat e reja a e cenojnë parimin e përballueshmërisë?
Presidente, qytetarët të kanë votuar për shkak të “guximit” që ke shfaqur për të kundërshtuar vendimet e padrejta ndaj tyre, prandaj, merre guximin e dil shpjegoju qytetarëve arsyen e heshtjes tënde.