Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, duke marrë parasysh situatën e djeshme në Kuvend dhe më vonë ligjet e miratuara, ka thënë se Qeveria “Zdravo”, duke iu referuar kështu qeverisë Kurti, është koordinuar me Radojiçiqin dhe Listën Serbe për të përjashtuar veteranët nga paga minimale.
“E në këtë rast qeveria ka marrë disa vendime skandaloze, ku dy prej të cilave, dy projektligje, kanë cenuar rëndë luftën tonë për liri”.
“Mbrëmë Qeveria Kurti, ose më mirë të them Qeveria “Zdravo”, është koordinuar me Radojiciqin dhe Listën Serbe për të përjashtuar veteranët prej pagës minimale”, ka thënë Deliu – Kodra.
Deliu-Kodra ka komentuar edhe çështjen e themelimit të institutit për hetimin e krimeve të luftës deri në vitin 2000, ku sipas saj është zbatim i kërkesave të përhershme që ka pasur Serbia.
“Ne për cdo vit e festojmë 12 qershorin si datën e clirimit të vendit, ku në Kosovë ka hyrë NATO dhe Kombet e Bashkuara. Pra, që nga ajo ditë, nuk ka pasur luftë e as krime të cilat mund t’i përvishen UCK-së, sic ka pretenduar përherë Serbia e tash fatkeqësisht edhe qeveria e Albin Kurtit”.
“Ky vendim për themelimin e këtij instituti deri në dhjetor të vitit 2000 është zbatim i kërkesave të përhershme që i ka pasur Serbia, e cila ka dërguar me mijëra dokumente, flasifikime, fabrikime dhe pretendime kundër UCK-së në Hagë”.
“Dhe, përmes kalimit të këtij ligji, qeveria po që i ka forcuar këto akuza kundër UCK-së. Se këtu ka një akomodim dhe amnisti të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë, tash kjo është mjaft e qartë të gjithë asaj që i kemi dëgjuar nga përgjimet, të cilat na kanë shpërfaqur se me kë koordinohet Kusari – Lila”, ka shtuar Deliu-Kodra më tej./FolDrejt/