Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu komentoi sot rreth kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ajo shkroi për këtë në një postim në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ajo ndër të tjera tha kryeministri po vuan nga halucinacionet.
Ky është postimi i plotë i Deliut:
“Kryeministri, si duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar.
Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara.
Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat!”/FolDrejt/