Derisa bota po përpiqet të kuptojë më shumë rreth variantit të COVID-it, Omicronit, shkencëtarët kanë identifikuar një lloj të ri që është kombinim i variantit Delta dhe Omicron.
Ky variant për herë të parë është identifikuar në Qipro dhe u quajt “Deltacron”.
U emërua “Deltacron” për shkak të identifikimit të ngjashmërive me Omicronin brenda gjenomave të Deltws, shkruan News9live.
Është ende shumë herët për të parashikuar nëse Deltacron mund të mposht Delta dhe Omicron.
Ekspertët kishin parashikuar se mund të krijohen variante të reja nëse Omicron dhe Delta infektojnë dikë në të njëjtën kohë.