Ousman Dembele nuk do të mund të jetë më lojtar i Barcelonës. Palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vazhduar dhe tani gjithçka është e qartë. Drejtori i Barçës, Mateu Alemany është shprehur se e kanë lajmëruar sulmuesin francez se duhet të largohet para 31 janarit.
“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonën. Ai do të te jetë pjesë e projektit tonë. I kemi thënë Dembele se duhet të largohet menjëherë. Ne presim që Ousmane të shitet para 31 janarit”, është shprehur Alemany.
Kujtojmë se edhe trajneri Xavi Hernandez ishte i prerë në vendimin e tij lidhur me Dembele, teksa ka theksuar se sulmuesi duhet të firmosë me Barcelonën sa më parë ose në të kundërt do të largohet që në merkaton e janarit. /abcnews.al