Dëmet nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqi ndoshta do të kalojnë 20 miliardë dollarë, sipas kompanisë së modelimit të rrezikut Verisk, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Vetëm një pjesë e dëmeve – me gjasë më shumë se 1 miliard dollarë – mbulohet nga sigurimi, tha Verisk.
Tërmetet janë relativisht të zakonshme në Turqi dhe pavarësisht rregulloreve për të ndërtuar për të mbrojtur kundër tërmeteve, rezultatet kanë qenë “të përziera”, tha Verisk.
Strukturat në përputhje me kodet e ndërtimit “kanë performuar relativisht mirë, ndërsa shumë të tjera kanë përjetuar dëmtime të konsiderueshme dhe shembje gjatë tërmeteve”, tha ai./FolDrejt/