Demokrati Mark Kelly mundi republikanin Blake Masters në garën për Senatin në shtetin amerikan të Arizonës, kështu që situata në dhomën e lartë të Kongresit pas zgjedhjeve afatmesme të mbajtura më 8 nëntor është e barabartë – të dyja partitë kanë nga 49 vende secila.
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për Dhomën e Përfaqësuesve dhe për një shumicë nevojiten 218 nga 435 vende.
Demokratët duhet të fitojnë një shtet më shumë (Gjeorgji ose Nevada) për të marrë shumicën në Senat, pasi në rast të një barazimi (50:50), Partia Demokratike ka shumicën sepse mund të llogarisë në votën e Zëvendës Presidentit të SHBA. Kamala Harris./FolDrejt/