Pothuajse të gjitha partitë politike në Tunizi kundërshtuan referendumin e propozuar, së bashku me sindikatat me ndikim UGTT.
Mijëra protestues dolën sot në rrugët e Tunizisë, duke kundërshtuar një referendum për një kushtetutë të re të thirrur nga presidenti i vendit, Kais Said.
Protesta, e udhëhequr nga Abir Musi, kreu i Partisë Kushtetuese të Lirë, pasqyron pakënaqësinë në rritje popullore me Saidin, i cili mori pushtetin ekzekutiv vitin e kaluar dhe shpërndau parlamentin me dekret, të cilin kundërshtarët e tij e quajtën grusht shteti, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.