Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar, pasi Ushtria e Serbisë sot shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend para pak ditësh nga Kina.
Vela përmes një postimi në Twitter tha se Serbia po furnizohet ushtarakisht me shpejtësi dhe po rrezikon paqen në rajonin tonë
“Serbia zbuloi publikisht sistemin e raketave kundërajrore me rreze të gjatë K-3 të marrë së fundmi nga Kina. Serbia është i vetmi vend evropian që pranon dhe operon një sistem të tillë armësh kineze. Serbia po furnizohet ushtarakisht me shpejtësi dhe po rrezikon paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela.