fbpx
E enjte, 19 Shtator, 2024

Dëmtohet Benzema, rrezikon të mungojë ndaj Sevillas

Lexoni edhe..

Real Madridi ka njoftuar në faqen zyrtare se sulmuesi francez Karim Benzema ka probleme me lodhjen e muskujve.  

Problemi u zbulua nga stafi mjekësor i klubit dhe ende nuk është dhënë një vlerësim i mëtejshëm ku nuk dihet nëse Benzema do të mungojë në fushë ndaj Sevillas sonte.

Francezi ka luajtur 11 herë për Real Madridin këtë sezon dhe ka shënuar gjashtë gola dhe prej vitesh ka qenë shtylla kyresore sulmuese e klubit mbretëror.

Së fundmi ai fitoi ‘Topin e Artë’, i cili erdhi si qershia mbi tortë pas paraqitjeve fantastike në sezonet e fundit, në të cilat fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, duket se agjenda e ngjeshur e ndeshjeve ka ndikuar në shëndetin e Benzemas.

Që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2009, ai luajti më pak se 40 ndeshje vetëm në sezonin e tij të parë, por rikthimi në ekipin e Francës vitin e kaluar, ka bërë që ai të ketë më shumë ngarkesë./FolDrejt/

Të ngjajshme