Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se për shkak të prishjes së një gypi në rrugën “Xhavit Ahmeti”, janë obliguar të ndëpresin furnizimin me ujë, respektivisht pompimin nga sistemi i rezervuarit Mirëditë.
Sipas njoftimit nga KRU Prishtina lagjet që mbesin pa ujë janë:
Mati, Banesat e Bardha në Bregun e Diellit, Taslixhe, Sofali, rruga e Bledit deri te Vreshtat.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit. Kërkojmë mirëkuptim dhe besojmë në sanim të shpejtë “, njofton KRU Prishtina.